Alsat 2019-04-27T12:06:57+02:00
Tregjet përplot, por qeset gjysmë të zbrazura. Edhe këtë festë të Pashkëve, shitësit kanë vendosur që t’i rrisin çmimet e produkteve dhe si pasojë qytetarët thonë se nuk do të shpenzojnë shuma të larta, por se do të marrin vetëm atë që është e nevojshme për të shënuar festën. Qytetarët ankohen se krahasuar me javën e shkuar, më shumë është rritur çmimi i perimeve, pemëve, vezëve, mishit të qengjit dhe arrat.
A ka ndryshim në çmime?
“Ka, ka. Ndryshimi është astronomik. Thuajse çdo gjë është shtrenjtuar, kjo është e qartë. E kemi të qartë, por duhet ta kalojmë ditën disi. Qoftë e kaluar, por do të mbijetojmë”.
“Do të blej mish qengji. Shikoja dhe çmimi për 1 kg mish qengji ishte prej 320 deri 380 denarë. 380 denarë është shumë ndërsa produktet tjera edhe mund të blihen”.
“Po, kam blerë vezë. Kam blerë 40 vezë, por e dini si, ne më të vjetrit jemi më me përvojë, blejmë më herët dhe nuk presim të vijnë festat”.
Një pjesë e qytetarëve pranojnë se nëse dalin në treg dhe i shohin çmimet, ka tregtarë që shesin edhe me çmime të vjetra, por ka edhe tregtarë që kanë hequr dorë nga fitimi më i madh dhe për dallim nga 1 muaj më parë, i kanë ulur çmimet. Akuzat nga qytetarët se çmimet edhe për këtë festë janë shumë të larta, tregtarët nuk duan t’i komentojnë para kamerave.
“Tregtarët në mbrojte të tyre thonë se ata nuk janë fajtorë për çmimet më të larta të prodhimeve që i shesin në tezgat e tyre. Ata thonë se prodhimet janë shtrenjtuar në vendet ku ata blejnë me shumicë dhe tani thonë se nuk kanë llogari ta shesin mallin me çmimet që kanë qenë para festave”.
Por, jo vetëm për festa, përllogaritja e sindikatës për shportën e konsumit minimal tregon se për një vit gjërat e domosdoshme për jetë janë shtrenjtuar për 500 denarë. Për një familje katër anëtarësh, sindikalistët kanë llogaritur se për një muaj për ushqim, fatura, transport, higjienë, vizita e manifestimeve kulturore dhe kujdes për shëndetin nevojiten 30. 852 denarë. Të dhënat tregojnë se shtrenjtim më të madh ka pikërisht te ushqimet dhe pjet.
Ile Petreski
Loading…

