Ndaj deklaratave të gjeneralit serb Milan Mojsiloviq, se Serbia e ka përkrahjen e ushtarakëve rusë për çështjen e Kosovës, pas kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe vëllai i tij, Dauti i cili gjatë luftës ishte komandant i UÇK-së.
Haradinaj i është përgjigjur shkurt Mojosiloviqit se ‘gjeneralët e demokracisë ruso-serbe’, do t’i gjejnë këtu, sa herë që ata duan.
Mojsiloviq pas një udhëtimi në Moskë kishte thënë se Serbia e ka përkrahjen nga zyrtarët e lartë ushtarakë rusë për mënyrën se si të veprojnë lidhur me çështjen e Kosovës.
“Natyrisht se jemi të interesuar për sigurinë e serbëve jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë vendin”, ka deklaruar gjenerali Mojisiloviq.
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, gjithashtu është përfshirë në diskutim duke i thënë Mojsiloviqit se edhe Sllobodan Millosheviqi kishte menduar njësoj, por i kishte dalur keq.
“Ata duhet t’i ndalin këto provokime”, ka shkruar Haradinaj./GazetaExpress/



