Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të zbatojnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se tani ka ardhur koha për të shpejtuar negociatat që synojnë parandalimin e pandemisë së ardhshme.“Nëse ne nuk bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur?”, tha ai.Takimi dhjetëditor i OBSH-së përkon me 75 vjetorin e saj dhe do të diskutojë çështjet globale të shëndetit, duke përfshirë pandemitë e ardhshme.194 vendet anëtare po negociojnë reforma për rregullat që përcaktojnë detyrimet e tyre në rast të një kërcënimi ndërkombëtar shëndetësor dhe po punojnë për një traktat më të gjerë të pandemisë që pritet të ratifikohet vitin e ardhshëm.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Erion Veliaj kalon nga Durrësi në Fier: Çfarë fshihet pas këtij transferimi?
- (VIDEO) “Zhduken” 8 tonë lule kanabisi, padi për kompaninë dhe menaxherin e saj
- Haradinaj: Ne nuk do të nënshtrohemi para regjimit të Kurtit, mbështesim qytetarët në protestat e tyre
- (VIDEO) 187 prokurorë po zgjedhin shefin e ri të krimeve
- Policia publikon pamje nga arrestimi i Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt
- Lista e Përbashkët Arabe i shtrin dorën bllokut të Eisenkotit për të rrëzuar qeverinë e Netanyahut
- Analiza/ Armand Shkullaku: As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën
- VMRO: Bulevardi “Boris Trajkovski” dhe nyja rrugore “Momin Potok” drejt përfundimit



