Naser Pajaziti
Skandali në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani kërkon sqarime nga autoritetet përgjegjëse:
A është procedura e njejtë për të gjithë krerët shtetëror, edhe ata që kalojnë transit?
Kush është personi përgjegjës i VIP zonës (zyrtar i MPB apo TAV) që ka insistuar që presidentja t’i nënshtrohet kontrollit të detajuar dhe të imtësishëm, duke i kërkuar edhe çantën e telefonin. A është rregull e patjetërueshme dhe ligjore kjo procedurë apo kemi të bëjmë me tentim aventurier provokues me prapavijë të caktuar?
Përgjegjësi për mbajtjen e aeroplanit të presidentes në pistën e Aeroportit të Shkupit për më shumë se një orë me arsyetimin se autoritetet e Lubjanës kanë kërkuar këtë për të siguruar kohën e aterimit. Presidentja Osmani pas kontaktit me autoritetet sllovene ka nxjerrë në rrenë dhe mashtrim zyrtarët që kishin bërë këtë veprim skandaloz diplomatik. Duhet zbuluar dhe dhënë llogari për këtë akt rrezikimi të presidentes në pistën e Aeroportit të Shkupit?
Përgjegjësi deri në fund!