Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar Nancy Pelosi, ish-udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.
Osmani në një postim në “X”, shkruan se Pelosi është Pelosi është një mike e vërtetë i popullit të Kosovës, transmeton Telegrafi.
“Gjithmonë një nder unik për t’u takuar Pelosi, një mike e vërtetë i popullit të Kosovës. Është gjithmonë kënaqësi të diskutojmë për vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, thotë presidentja.
Në SHBA, Osmani ka realizuar disa takime të rëndësishme./Telegrafi/