Azbi NUREDINI
Formimi i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) nevoj e patjetërsueshme. Telashet e organizimit politik të Opozitës shqiptare në Maqedoni jan brenga kryesore e çdo njeriu që ka në esencë interesin dhe zhvillimin e shoqërisë para interesit personal dhe grupor,sepse dështimi i Opozitës në zgjedhjet e radhës është një rrezik për të gjith shoqërinë. Pretendentët Opozitar në dukje duhet ta kenë të qartë se nuk mund të mbajnë formën e njëjtë të organizimit politik siç e kishin dhe e kanë partit politike nga të cilat erdhi dështimi dhe dëshprimi i shqiptarve dhe i shtetit dhe të shpresojnë në suksesin e tyre.Patjetër të ndryshojnë formën e organizimit dhe veprimit në gjitha aspektet e organizimit strukturor dhe veprues të saj,Opozita të ndëroj strategjinë e veprimit të komunikimit me opinionin, të vej komunikim me gjith potencialin intelektual akademik univerzitar,të paraqes formën e re të organizimit duke formuar KOP-in (komiitetin për orientimin e politikave të opozitëz) në kte trup të përfshihen gjith potenciali intelektual autoritativ që ka kapacitete dhe vullnet për të fuqizuar opozitën e që nuk është I përfshirë në strukturat partiake Opozitare,një qasje të re të komunikimit dhe veprimit me opozitën maqedonase,si dhe të modeloj dhe paraqitjen e veprimit me protesta nëpër rrug si mënyrë e artikulimit të paknaqësisë qytetare kundër pushtetit aktual. Nuk kemi ne një luks të till që individ apo grupe të ndryshme që paraqiten me parti me prefikset se janë OPOZIT dhe të urrejnë rivalët e tyre opzitarë vetëm shkaku i inateve të së kaluarës së tyre të përbashkët apo frikës rivalitetit të së ardhmes ndërsa viktimë e këti inati të jenë prap shqiptarët, duke refuzusar apriori që të pranoni vlerat e secilit që ka në shoqëri çdo potencial profesional qoft edhe autoritet lokal duhet që të afroheni e të vëni ura bashkëpunimi për të mirën e qytetarve shqiptar, me qasjen përjashtuese ju rezikoni shkatërimin tuaj por edhe të tër shoqërisë sepse do të pamundësoni ndryshimin e nevojshëm politik. Un nuk po them që ju të duheni por po them që ju të respektoheni dhe të vëni një urë bashkëpunimi për të dhënë ofertën alternative qytetarëve si e vetmja shpres dhe garanc për dalje nga ky qorr sokak I quajtur URRA E SIRATI