Alsat 2019-10-03T15:05:44+02:00
Po bëhet gjithnjë e më e qartë, se zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm do të bazohen në modelin zgjedhor që tashmë e kemi – atë proporcional, jo siç kërkojnë partitë më të vogla – një njësi zgjedhore dhe listat e hapura. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se ata favorizojnë modelin e shumicës me 120 njësi zgjedhore.
Nëse qytetarët me të vërtetë dëshirojnë që vota e tyre të vlerësohet siç duhet, të ketë kapacitetin demokratik për të pasur zgjedhje vërtet demokratike, ne propozojmë 120 njësi zgjedhore. Ai që fiton vota në raundin e parë të jetë përfaqësuesi i qytetarëve brenda Parlamentit – deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE.
Kreu i LSDM-së, Zaev thotë se ata kanë premtuar një model demokratik në të cilin vota qytetare do të jetë më dominuese. Ai kujtoi se tradicionalisht ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë miratuar me konsensus.
Partia që unë drejtoj është për modele që do të përparojnë demokracinë, kështu që ne jemi për një njësi zgjedhore dhe mund të mendojmë për listat e hapura. Një zonë zgjedhore me 120 emra në listë, dhe lista të hapura nuk zbatohet askund. Ose një njësi zgjedhore ose lista të hapura. Unë i inkurajoj partitë të ndërmarrin një hap drejt demokratizimit të shoqërisë – u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.
Lidhja Demokratike sot kërkoi takim me Zaevin, Mickoskin dhe Ahmetin për temën një njësie zgjedhore dhe mbetjen në modelin proporcional zgjedhor pa një prag zgjedhor. BDI është për gjashtë njësi zgjedhore dhe lista të hapura.
Vesna Velkova
Loading…




