Po bëhet gjithnjë më e tensionuar atmosfera brenda në KSHZ dhe përpara selisë së saj. Pas një diskutimi të nxehtë përfaqësuesit e KSHZ-së u ngritën nga masa ku po diskutohen në lidhje me ankimimet e LSDM-së dhe BESËS dhe braktisën seancën,
Përndryshe afati i fundit për tu vendosur në lidhje me ankimimet ishte deri në mesnatë.
Përjashta anëtarë dhe funksionarë të VMRO-DPMNE-së po vazhdojnë të mbajnë fjalime dhe të dëgjojnë muzikë, ndërsa nuk mungojnë as edhe ofendimet, fyerjet dhe sharjet në drejtim të shqiptarëve./SHENJA/