Sot (19.04.2023) rreth orës 15:00 në rrugën lokale Prdejci – Smokvicë, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare, kanë vënë në pranga personin me inicialet N.R.(57) nga Shkupi. Gjatë kontrollit, në automjetin e tij, tip “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte vet ai, janë gjetur katër emigrantë nga Siria, njëri prej tyre i mitur. Shtetasi N.R. u shoqërua në stacion policor, ndërsa emigrantët janë vendosur në një qendër pranim-transferimi. Pas dokumentacionit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër personit N.R. do të bëhet kallëzim penal përkatës.
Data 26.08.2026
Aktuale
- Nxënësit shqiptarë shumicë në shkollat fillore në Butel të Shkupit
- Rami Mislimi: Mickoski 100% meritor për rrugën Shkup–Bllacë, VLEN-i dekor për selfie!
- U arrestua bashkë me njeriun e Prodës te Plepat në Durrës, Ergys Agasi dërgohet te drejtoria e Policisë së Tiranës
- Angellov: Disa vatra zjarri aktive në malin Kitkë, pres që deri nesër situata të vendoset nën kontroll
- Zyrtari i OKB-së: Zonat e pushtimit izraelit në Bregun Perëndimor “nuk kanë asnjë vlerë juridike”
- “Shpikni kode e pasqyra të fshehni skandalet”/ Dita e 88-të e protestës, qytetarët ironizojnë me pankarta qeverinë
- Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025
- LAJM I FUNDIT/ Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet Ergys Agasi



