Alsat 2019-10-24T15:47:26+02:00
Mungesa e librave shkollor në arsimin e mesëm edhe dy muaj na fillimi i vitit shkollor, ka alarmuar Unionin e nxënësve shqiptar i cili ka kërkuar nga ministria e Arsimit që sa më shpejt të sigurojë tekstet si dhe të evitohen gabimet gjuhësore dhe përmbajtësore nga tekstet ekzistuese. Blendi Hodai nga Unioni i nxënësve shqiptar, po ashtu ka hedhur poshtë pretendimet e ministrisë së arsimit se shkollat nuk kanë bërë në kohë kërkesat, duke nxjerrë madje edhe dëshmi me shkrim nga disa shkolla të cilat me kohë njoftuar ministrinë për mungesën e teksteve.
Ç’do nxënësi i mungojnë mesatarisht dy deri tre libra. Librat vazhdojnë të jenë me gabime të shumta përmbajtjesore e teknike. Edhe përkundër Ligjit në fuqi, librat shkollor vazhdojnë të qarkullojnë nga nxënës në nxënës për më se pesë vite. Ministria e Arsimit dhe shkencës, fajin për mungesën e teksteve e hedh tek shkollat e mesme kinse ata nuk e kanë bë me kohë kërkesën e librave, që duhen të zëvendësohen, megjithatë ne si union kemi gjetur se këto kërkesa janë bë – tha Blendi Hodai, Unioni i Nxënësve Shqiptar.
Unioni i nxënësve tërheqë vërejtjen se në rast se nuk zgjidhet problemi atëherë do të ndërmarrin masa tjera duke përfshirë bojkotin por edhe protestat.
Nëse këto kërkesa vazhdojnë të injorohen, Unioni i nxënësve të Maqedonisë së Veriut do merr hapa tjera demokratike për zgjidhjen e këtyre problemeve duke mos përjashtuar edhe bojkotin e procesit mësimor si dhe protestat e nxënësve në gjithë vendin – deklaroi Blendi Hodai, Unioni i Nxënësve Shqiptar.
Si pasojë e mungesës së librave nxënësit sipas unionit detyrohen që të blejnë skripte dhe blejnë tekste shkollore nga disa profesorë, por që sipas nxënësve, nuk janë në nivelin e duhur.
Bashkim Sulejmani
Loading…



