29 Janar
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se janë përgatitur masa preventuese dhe aktivitete sanksionuese për të gjithë shkelësit e rregullave dhe shenjave të komunikacionit. Masat dhe aktivitetet do të hyjnë në funksion këto ditë .
Nga MPB-ja njoftojnë se do të sanksionohen në mënyrë të rreptë, të gjithë ata që vozisin veturë nën ndikimin e alkoolit,vozitje të veturës mbi shpejtësinë e lejuar, mosdhënia e përparësisë së kalimit këmbësorëve dhe veturave etj. Gjithashtu në zonat urbane do të këtë masa të shtuara të policëve rrugorë dhe të ashtuquajturat shërbimi i merimangës të cilët do të kujdesen për kalim më të lehtë të qytetarëve dhe sanksionimin e të gjitha veturave të parkuara ne vende jo të duhura.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit me qëllim përmirësimin dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

