Sektori për punë të brendshme Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike në Shkup do të parashtrojë kallëzim penal kundër persë personave – P.Q. (50), A.Z. (46), E.E. (36), E.E. (57) dhe B.D. (28), të gjithë nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se më 24 maj, kanë shkaktuar rrezik nga bartja e virusit Kovid-19. Me këtë, personat kanë bërë vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Të akuzuarit, siç kumtoi sot MPB-ja, më 24 maj të vitit 2020 në periudhën mes orës 9:00 dhe 10:30, në rrugën “Arhiepiskop Dositej”, para ndërtesës 6, për shkak të disponimit festiv, janë mbledhur në grup më të madh se e lejuara dhe kanë vallëzuar. Me këtë, siç theksohet, personat e kanë shkelur ndalesën e grumbullimit në grup në më shumë se dy persona, në parqe dhe vende tjera publike dhe sipërfaqe publike, si dhe Dekreti për sjellje të obligueshme të maskës mbrojtëse dhe mbajtje të distancës sociale.
Për ngjarje penale-juridike, për të cilin MPB mësoi nga incizimi i publikuar në rrjetet sociale nga ana e të denoncuarit, është njoftuar prokurori publik nga i cili janë marrë udhëzime për veprim.



