Alsat 2019-10-03T13:28:24+02:00
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në një konferencë për media propozoi model të ri zgjedhorë me 120 njësi zgjedhore dhe me një raund zgjedhorë. Ai tha se në takimet e deritanishme mes partive politike për kodin zgjedhorë është biseduar vetëm për propozimet e OSBE dhe ODIHR, dhe asnjëherë për modelin zgjedhorë.
“Jo çdoherë kur personat zyrtar të LSDM-së japin deklarata, e thonë të vërtetën. Unë propozoj 120 njësi zgjedhore dhe të shkojmë në zgjedhje. Nëse dëshirojnë që vota të ketë rëndësi dhe të kemi zgjedhje demokratike, propozojmë 120 njësi zgjedhore, ai i cili në rrethin e parë do të fitoj më shumë vota, ai do të jetë përfaqësues i qytetarëve në Parlament”, tha Mickoski dhe njëherit ftoi kryeministrin Zaev për zgjedhje në muajin mars.
“Do të ishte mirë për Zaevin që ta pranoj kërkesën për zgjedhje të hershme parlamentare në mars. Tani në tetor do të vendoset nëse do të marrim datë për fillimin e negociatave, ose nuk do të marrim datë. Ejani pastaj të formojmë qeveri teknike dhe ti përgatisim institucionet. Vetëm ashtu mund të shohim nëse po lulëzojmë, ose po lulëzon krimi”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Loading…



