Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse parashihen më shumë mjete në Buxhetin e vitit të ri 2025 për rritjen e pensioneve, informoi se janë paraparë rritje për pensionin e marsit, i cili do të paguhet në muajin prill.
“Po, në Buxhetin e ri janë paraparë rritje. Tani në pensionin e marsit, gjegjësisht që do të paguhet në fillim të prillit, përkatësisht siç vjen pagesa e pensioneve, praktikisht në fund të marsit, fillimi i prillit për pensionin e marsit. Ato 2500 denarë rritje lineare. Me këtë realizohet premtimi se në vitin e parë pensionet do të rriten linearisht për 5000 denarë. Këtë do ta bëjmë për nëntë muaj dhe mendoj se pensionistët janë të kënaqur me këtë masë dhe mendoj se në një farë mënyre po arrijmë t’i lehtësojmë ato ditë pensioni si Qeveri dhe do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim edhe në të ardhmen. Më shumë se 300,000 pensionistë do ta marrin atë rritje me pensionin e marsit”, sqaroi Kryeministri.