13 Shtator 2018 / 19:19
Në prag të referendumit për emrin, shpeshtohen vizitat e zyrtarëve të lartë amerikan dhe europian në vend. Në Shkup dje qëndroi Ves Miçell, ndihmës sekretar amerikan i shtetit i cili realizoi takim me kryeministrin e vendit Zoran Zaev dhe aktorët tjerë politik në vend. Zyrtari i lartë amerikan, me këtë rast ka nënvizoi rendësin e referendumit duke e cilësuar si mundësi historike për Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Ndërsa kryeminsitri Zoran Zaev theksoi edhe njëherë se referendum i suksesshëm nënkupton ardhëri euro-atlantike për vendin. Derisa lideri i BDI-së ali Ahmeti, referendumin e cilëson si shans historike, që nuk duhet lëshuar.
Alsat-M