Është mbyllur edhe pika kufitare në Merdare, ka njoftuar mbrëmë vonë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sveçla përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo mbyllje erdhi pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që thotë se kanë ndaluar në mënyrë selektive dhe me qasje fashiste qytetarët që duan të kalojnë transit përmes Serbisë.
“Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës”, shkroi Sveçla.
Ndryshe, Sveçla pak orë më parë njoftoi se për shkak të sigurisë së qytetarëve është mbyllur kufiri në Bërnjak./Sinjali/