Reaguan nga VMRO DPMNE ndaj tubimi të LSDM-së për 8 Mars. Nga atje thonë se në kohën kur shteti po rrënohet nga të gjitha anët, në të gjitha fushat pa përjashtim, Dimitar Kovaçevski organizon ahengje, me autobusë nga qytetet e tjera.
“Kush do të paguajë për ekskursione të tilla politike, apo të gjitha do të shkojnë në kurrizin e popullit tashmë të varfër? Populli i varfër që falë paaftësisë së qeverisë mbeti pa bukë! Popullit të varfër që falë LSDM-së ka mbetur për një kohë të gjatë me inflacionin më të lartë në rajon, me produktet bazë më të shtrenjta për jetë, me rrymën e shtrenjte, ndërsa bizneset me rrymë po lulëzojnë, për njerëzit e afërt me pushtetin?”, thonë nga VMRO-DPMNE.