Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën që bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit “të paligjshëm” të Izraelit në territoret palestineze brenda 12 muajve.
Rezoluta, e cila u drejtua nga Palestina, u miratua me konsensus dërrmues me 124 shtete anëtare që votuan pro, 14 kundër dhe 43 abstenime. Në mesin e atyre shteteve e cila ka abstenuar është edhe Maqedonia e Veriut.
Rezoluta në fjalë është bahskësponzorizuar nga Turqia, ndërsa thekson se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë vendimet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Duke vënë në dukje se vendbanimet kolone izraelite shkelin gjithashtu ligjin ndërkombëtar, rezoluta pohon se populli palestinez ka të drejtën e vetëvendosjes sipas Kartës së OKB-së.
Ajo ripohoi se çështja e Palestinës është “përgjegjësi e përhershme e Kombeve të Bashkuara” derisa të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa thekson nevojën urgjente që Izraeli t’i japë fund okupimit të tij që filloi në vitin 1967.
Data 07.10.2024
Aktuale
- MC Beka ‘kritikon’ popullin pasi e përkrahën Edona James në Big Brother VIP
- Carvajal poston foto në Instagram pas lëndimit, tregon se do t’i mungojë gjatë Realit
- Zhegrova ‘thyen akullin’ flet për kërkimfaljen në letrën e publikuar nga FFK-ja
- Vrasja e 62-vjeçarit në Sarandë/ Ky është Admir Beqiri, autori që goditi me shishe për vdekje shokun e tij (FOTOLAJM)
- Kështu duket Adelina Hasani në përditshmëri, stili tjetër nivel
- Aksident në Kurbin, makina përplas për vdekje një këmbësor! Arrestohet policja që drejtonte mjetin
- Taravari për thirrjen e Alisë për bashkim: Ku të vijmë e ku të shkojmë, ku na thirr?!
- Përmbytjet në Vlorë, banorët e prekur kërkojnë mbështetje: Situata ishte shumë e rrezikshme për gjithë familjet