“Po, kam pasur kërcënime nga Hristijan Mickoski, konkretisht personalisht dhe drejtpërdrejt. Kur të jem kryeministër, do t’ju tërheqi zvarrë nëpër rrugë, do ta fshijmë dyshemenë me ju”, tha dje në emisionin e Kanalit 5, Danela Arsovska, kryetarja e qytetit të Shkupit.
Kjo ka ngritur shumë pikëpyetje nëse Hristijan Mickoski i ka bërë kërcënime të tilla kandidatit të tij në zgjedhjet e fundit lokale.
– Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për gjendjen psikofizike në të cilën ndodhet kryetarja Arsovska. Besojmë se ka dyshime të bazuara, të cilat janë manifestuar në vazhdimësi prej disa muajsh, për aftësinë e saj shëndetësore për të kryer përgjegjësitë që i janë besuar, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.
Situata e ka shfrytëzuar edhe LSDM-ja, e cila në një konferencë të posaçme për media njoftoi se në vend të qytetarëve, në vend të projekteve, qytetarët dëgjojnë kërcënime, fyerje, nivel të ulët dhe zhgënjyes./Lajmi i plotë.