Nikolla Gruevski dhe VMRO – DPMNE përsëri tentuan të manipulojnë me popullin me qëllim të krijimit të ndarjeve të reja artificiale. Siç reaguan nga partia në qeveri LSDM, Gruevski akoma qëndron i mbyllur brenda politikës së tij të ndarjeve, konflikteve dhe izolimin e qytetarëve.
LSDM më tej në kundër-përgjigjen ndaj VMRO – DPMNE-së për ligjin për gjuhët thotë se lajmet e pavërteta janë strategjia e fundit dëshpëruese e Gruevskit dhe partisë së tij. Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është antikushtetues, por është në përputhje me Nenin V të Kushtetutës së Maqedonisë dhe i njejta mundëson avancimin e të gjithë gjuhëve të pakicave dhe ofron mundësi për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë.
“Gruevski mbete faktor i vetëm destruktiv dhe njeri që nuk ofron zgjidhje por tërë kohën krijon probleme. Të kota janë tentimet e tij nëpërmjet lajmeve të pavërteta të manipuloj me qytetarët”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

