Lebit Murtishi/strugalajm
Më gëzoi fakti që arrite një sukses të mjaftueshëm për rrethanat në këto zgjedhje që më së shumti pësuan shqiptarët. Por pretendimet ,,allapolitikaneske” për të përzier me një sahan burrat e Kuvendeve Kombëtare, të cilit edhe kur kishin divergjenca dosido, të gjitha “palët” zbrisnin në ata kuvende të armatosur nga frontet e kryengritjeve, është një shpërputhje e pa krahasueshme historike. Ndërsa ju sot Z.Sela takoheni dhe bëni pazare interesash dhe jo kuvende për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Nga bisedat tona miqsore vetë e ke theksuar dhe pranuar, se pjesmarrja e shqiptarëve në qeverisjen e një vendi, ku qeverisin antishqiptarët më të përbetuar është dhe mbetet një fiasko e rradhës. Nuk dua të besoj që akoma pa shkelur pragun e një parlamenti, në hapsirat e të cilit do të betoheni se do të mbroni rendin dhe kushtetutën e këtij “shteti” antishqiptarë, dhe domosdo, përpara flamurit të përlyer me gjakun e shqiptarëve dhe përpara kriminelit ivanov që dogji Kumanovën, jepen deklarata kaq të papjekura. Nëse deri dje nëpër mitingjet e tua dëgjuam akuzat ndaj aliut si bashkëpuntor të këtij krimi monstruoz , përpara se të mbash “kuvende” jomorale do të duhej t’i kërkosh falje edhe Lagjes së Trimave në Kumanovë edhe votuesve që ua more votën. Shqiptarët kanë nevojë për kuvende dhe do ta bëjnë një kuvvend gjithsesi, por jo me bashkpuntorët e regjimeve pushtuese. Në atë Kuvend ka vend edhe për Ali Ahmetin sigurisht, por pasi të ketë dal përpara popullit t’i kërkoj falje dhe pasi t’ia përplas në fytyrë të gjitha marrveshjet e fshehura që ka bërë me pushtuesit e kësaj Shqipërie të robëruar. Uroj që të reflektoni njerëzisht dhe kombëtarisht, përpara se të nënshkruni atë që nuk fshihet më.
Miqësisht, Lebit Murtishi