Shkruan: Mesud BAJRAMI
Sa sa ishte efekti pozitiv, dhe sa u mirëprit formimi i Këshillit nismëtar I BESëS, për Komunën e Likovës në krye me z.Shaban Zendelin, flasin më së miri reagimet pozitive të qytetarëve të Likovës, sidomos interesimi i sotëm masiv i qytetarëve në zyrat e BESA-së, për tu anëtarësuar në Lëvizjen BESA. Për të gjithë ata, që shfaqin interesim për t’u anëtarësuar, Ju themi se: Janë të mirëseardhur, i mirëpresim… Po ashtu, Formimi i Këshillit nismëtar, ngjalli reagime qyqare tek disa funksionarë lokalë të BDI-së, të cilët deri sot nuk kanë ngelur asnjë anëtarë familje pa e punësuar dhe të cilët sukses më të madh deri tani, e kanë patur punësimin e grave! E dimë dhe i mirëkuptojmë, ata kanë frikë nga humbja e sigurt e BDI-së në zgjedhje, prandaj edhe reagimet e tyre histerike dhe të shkreta, i kuptojmë! BESA ofron platformë dhe opsion, për ndërprerjen e ekzodusit (ikjes së rinisë shqiptare nga ky rajon) të rinisë shqiptare nga Kumanova e Shkup, pastaj ofron hapjen e dritareve perspektive në ekonominë e këtij rajoni, i cili më së shumti u godit nga lufta e 2001-shit, nga e cila përfituan pikërisht politikanët e BDI-së, të cilët sot e kanë harruar këtë rajon dhe banorët e kësaj ane. Pikërisht BDI, sot në këtë rajon ofron skenare të errëta për dëbimin e rinisë shqiptare dhe mbylljen e perspektivës, ndërsa ne ofrojmë në kundërtën. Ne me anë të projekteve konkrete, të cilat që tani, kanë filluar t’i pengojnë shumë BDI-së në Kumanovë dhe Likovë, do ta ndalojmë njehere e përgjithmonë ikjen e rinisë shqiptare. Ky do të jetë, një nga prioritetet e BESëS… Këto jemi ne – Besa! Dallojmë shumë, prandaj dhe kemi aq mbështetje të fuqishme, që në fillim. Na prisni së shpejti me karvanin e projekteve për perspektivën e shqiptarëve të këtij rajoni…