Një vit e dy muaj zgjati angazhimi në qeveri i ministrave të rinjë të BDI-së. Angazhimi i tyre në ekzekutiv ndodhi në fillim të muajit prill 2016 pas publikimit të përgjimeve nga kreu i LSDM-së dhe ishte befasi për shumicën e opinionit publik në Maqedoni që prognozonin një angazhim afatshkurt të tyre deri në krijimin e qeverisë së re, raporton portali “tetova1”.
Dhe ashtu ndodhi, asnjëri prej tyre nuk është në listën e zgjedhur nga BDI në qeverinë e re me LSDM-në. Flitej për angazhim të ministrit të MPB-së Agim Nuhiut në postin e ministrit të drejtësisë, ose të rizgjedhjes së Bashkim Ahmetit si ministër i ekologjisë.
Por kjo nuk ndodhi dhe lind pyetja se për çfarë i shërbeu BDI-së angazhimi i këtyre kuadrove të reja në prill të vitit të kaluar? A thua asnjëri nuk tregoi rezultate pozitive në drejtimin e ministrive përkatëse? Mund të ketë arsyetime se nuk janë angazhuar sepse kan qenë pjesë e qeverisë me VMRO-në. Por edhe Bujar Osmani ishte ministër në mandatit 2008-2011.
Arsyetimi i angazhimit të tyre në prill të 2016 ishte së në BDI ndodhin reforma dhe se do u jepet shumë më tepër hapësirë kuadrove të reja. Por me mos angazhimin e asnjërit prej tyre, BDI jep sinjal se ndoshta ka gabuar që në prill të 2016 vendosi që të gjithë ministrat të jenë të rinjë në moshë prandaj te kandidatët për qeverinë me LSDM-në ka zgjedhur një kombinim ndërmjet ministrave që kanë qenë pjesë e ekzekutivit në mandatet e kaluara me LSDM-në dhe VMRO-në dhe me 2 ministra të rinj. Bëhet fjalë për ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshin dhe ministrin e drejtësisë Bulent Sali. /tetova1/
Data 22.08.2026
Aktuale
- Gjesti tregon muskujt nga fitnessi, habit me transformimin e trupit
- Binjaket e bashkuara në kokë humbin jetën pas operacionit 15-orësh për ndarjen e tyre
- Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
- Turqia dënon zyrën e kryeministrit izraelit për deklaratat kundër presidentit Erdogan
- Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
- ”Qeveri e krimit, Rama jepe dorëheqjen! ” – Mbyllet protesta e 83-të kundër kryeministrit, protestuesit thirrje qytetarëve të bashkive që shkrihen: Bashkohuni në revoltë!
- Taravari paralajmëron Mickoskin: “Napoleoni filloi të humbë kur besoi se ishte i pathyeshëm”
- “Shkrirja e bashkive është shpopullim, s’do të ketë më Shqipëri” – Biznesmeni Erlind Xhindi thirrje SPAK: Vepro! Ke mbështetjen tonë


