Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i komunës Gazi Babë Boban Stefkovski e ka vizituar shkollen fillore Njegosh ku ka prezantuar në pranimin e fatosave dhe në orën e parë mësimore.
“Zhurma e fëmijëve, buzeqeshjet dhe ndonjë lot shënuan sot ditën e parë shkollore në SHF Njegosh në Koloni. Pata kënaqësi të mar pjesë në pranimin e fatosave dhe në orën e parë mësimore që tu uroj fillim të mbarë të procesit arsimor fatosave që sot filluan një etapë të re në jetë.
Arsimi është proces i përfitimit të diturisë, aftësive, vlerave, besimeve dhe shprehive.
Arsimi është shumë i rëndësishëm për rritje dhe zhvillim të fëmiut dhe konsiderohet si çelës për sukses dhe ardhmëri të ndritur.
Arsimimi i fëmijëve tanë fillon nga mosha e hershme. Për herë të parë takohen me mësimin përmes lojës në kopshte, pastaj vazhdojnë në shkollë fillore dhe të mesme”, tha Stevkovski me këtë rast.
Ai u drejtua me porosi të posaçme edhe për arsimtarët.
“Sot është dita kur merrni përgjegjësinë për edukimin e fëmijëve. Qellimi juaj duhet të jetë përparimi i tyre, zhvillimi dhe arsimimi. Duhet ti bëni mësimet të lehta dhe zbavitëse. Dhe krijoni atmosferë, vogëlushët me padurim presin të prezantojnë në orët tuaja”, tha Stefkovski duke bashkangjitur mesazh edhe për fëmijët.
“Fëmijë të dashur,
Nga sot për ju fillon procesi i mësimit dhe shoqërimit në klasë dhe në bankat shkollore.
Do t’i mësoni lëndët natyrore, gjuhën, do të pajiseni me njohuri elementare që do t’i mbani mend gjatë tërë jetës, e që kjo të jetë e lehtë, këtu janë mësuesit tuaj që do ta trasojnë rrugën e ardhmerisë suaj. Të gjithë nxënësve u dëshiroj fillim të mbarë të procesit mësimor dhe ditë të plotësuara me shumë gëzim dhe shoqërim”, shtoi Stefkovski.
Komuna e Gazi Babës për herë të parë sivjet të gjithë nxenesve të klasës së parë u ndau nga 3.000 denarë.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensionet në Tiranë: Protestues dhe policë të lënduar kërkojnë ndihmë mjekësore
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
- A ndikon vërtet në shëndet kthimi i orës prapa? Ja çfarë thonë ekspertët
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi



