Gjatë qëndrimit të vet zyrtar në Maqedoni, z. Jallçën Topçu, Kryekëshilltari i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, së bashku me një delegacion të shoqëruar edhe nga ambasadorja turke në Shkup, Tylin Kaja, pas faljes së namazit të xhumasë në Xhaminë Mustafa Pashës ka vizituar edhe Bashkësinë Islame në RM, ku u pritën nga sekretari i përgjithshëm, Irsal ef. Jakupi. Me këtë rast, duke i shprehur mirëseardhje në emër të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili është në një vizitë punë në Zvicër, efendi Jakupi e ka njohtuar zyrtarin e lartë turk me të arriturat, sukseset por edhe me problemet e BFI-së. Nga ana tjetër, kryekëshilltari në emër të vet personal e falënderoi kryetarin e BFI-së për letrën përkrahëse drejtuar Presidentit tyurk me rastin e Referenmdumit Popullor mbajtur kohë më parë, si dhe ka falënderuar për përkujdesjen e Reisul Ulemasë për jetën fetare islame si dhe për të gjithë myslimanët e vendit. Z. Topçu veç të tjerash uroi për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të BFI-së dhe të gjitha institucioneve shtetërore të Turqisë.
Data 14.06.2026
Aktuale
- “Të vijë të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’!”- PS-së i “firoi” Marjana Koçeku, protestuesi: Do bien një nga një, si gurë dominoje
- Ramadani: Protestat do ta fusin Shqipërinë në BE
- Parkingu në Qendrën Klinike, Aliu: Kemi ofruar zgjidhje alternative deri në zgjidhjen e problemit
- Tubimi i 15-të për dorëheqjen e kryeministrit, Gent Progni: Protestojmë edhe kundër Sorosit, ai na e solli Ramën dhe Berishën
- Dita e 15-të e protestave kundër qeverisë, flet njëri prej të rinjve: Kërkoj dorëheqjen e Edi Ramë dhe heqjen e patronazhistëve!
- Protestës për largimin e kryeministrit i bashkohet edhe diaspora në Gjermani, shqiptarët në Mynih: Rama ik, ka fol mërgimi!
- Mickoski: Pas ditëlindjes së VMRO-së, bisedojmë për riformatimin e Qeverisë
- (VIDEO) VLEN dhe BDI përplasen për autostradën “Shkup-Bllacë”




