Pasi tensionet dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut janë ashpërsuar ditëve të fundit, ka bërë që të bashkohen krerët fetarë, të cilët nën monoton “Të ruajmë bashkëjetesën”, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët. Deklarata u nënshkrua nga kreu i Kishës Ortodokse Maqedonas-Arkipeshkia e Ohrit, ai i Bashkësisë Fetare Islame, kreu i Kishës Katolike, Kishës Evangjeliste Metodike dhe i pari i komunitetit hebre.
DEKLARATA E LIDERËVE TË BASHKËSIVE FETARE
“Zoti ka dashur që ne të jetojmë në një vend të përbashkët. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut , që të mos bien pre e përpjekëve të caktuara për të prishur bashkëjetesës, por të gjithë së bashku të mbështesim njeri tjetrin, ta thellojmë solidaritetin dhe ta ruajmë respektin ndaj njëri tjetrit, ndaj simboleve të atdheut tonë dhe simbolet e gjitha komuniteve në këtë vend”.
Ata theksojnë se të jetojshë në një shoqëri multikulturore është bekim i madh, duke shtuar se takimi me kultura të ndryshme sjellë mundësi për fisnikërimin e shpirtit të njeriut dhe rrit kreativitetin e gjithë shoqërisë.
Data 11.09.2026
Aktuale
- “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
- Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në Vizbeg, diskutohet rruga “Hasan Prishtina”
- Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të jetë Stojanço Radiçevski
- Gold Ag publikon foto me Rexhep Selimin, ka një mesazh për të
- “Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit
- Mickoski kërkon të respektohet himni i shtetit, bën thirrje të intonohet edhe në komunat tjera
- Ryshfeti / BDI: Të hetohet i gjithë zinxhiri
- Falimentimet e kompanive në Gjermani rriten me 6,7 për qind në gjysmën e parë të vitit




