Kovaçevski nuk komenton zhvillimet brenda BDI-së, thotë se ka shumicë stabile

Kovaçevski nuk komenton zhvillimet brenda BDI-së, thotë se ka shumicë stabile

Kryeministri Dimitar Kovaçeski i pyetur nga Alsat, nëse ka shumicë stabile pas zhvillimeve të fundit brenda BDI-së u përgjigj shkurt se ka shumicë stabile.

“Po, jam i sigurt se kemi shumicë stabile me BDI-në, nuk dua të komentoj zhvillimet në BDI, ndërsa sa u përket emërimeve të reja në Qytetin e Shkupit unë nuk kam çfarë të komentoj”, tha Kovaçevski.

Ndërkohë që theksoi se nuk është koha për pikë politike dhe se sugjeroi të gjithë deputetët që të miratojnë ligjet për energjetikë dhe vazhdimin e gjendjes së krizës.