Kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë është angazhuar menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.
Trupat shqiptare, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë të gatshëm 24 orë në ditë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Kjo stërvitje është një pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, duke përfshirë përgatitjen për situata emergjente që mund të shkaktojnë trazira.
Angazhimi i trupave shqiptare në këtë stërvitje thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në mbështetje të misionit të KFOR dhe në forcimin e stabilitetit në rajon. /Telegrafi/