Pajisjet elektronike që janë futur në prizë dhe nuk përdoren (si televizori i fikur) konsumojnë 15% të konsumit të tyre total. Konsumi në këtë mënyrë mund të shtojë deri në 10% të konsumit familjar. Nëse përdoren kabllo me çelës për shkyçje të plotë, mund të reduktojmë konsumin me 39 kg CO2 në vit.
– Advertisements –
Nëse dëshironi të kurseni, sigurohuni që të lini mënjanë para për një pajisje të mirë dhe efikase. Pas dhjetë vjet përdorimi të një pajisjeje efikase, mund të kurseni 74.7% të konsumit total të energjisë elektrike.
Përveç kësaj, është shumë e rëndësishme që pajisjet të përdoren në mënyrë të zgjuar. Për shembull, mos e hapni frigoriferin nëse nuk është e nevojshme (veçanërisht nëse do të kontrolloni se çfarë ka në të).
Shumë shpesh ne dimë të gjejmë mbushësi që janë të kyçur në prizë dhe asnjë pajisje nuk është e ngarkuar në të. Mos harroni se mbushësi konsumon edhe nëse nuk është i lidhur me telefonin. Hiqeni mbushësin kur nuk është në përdorim.
Nëse jeni duke hekurosur rroba, mos e lini kurrë hekurin ndezur. Provoni të hekurosni një sasi më të madhe veshjesh dhe fikeni nëse nuk i përdorni.
Kur lani në makinë larëse, sigurohuni që ta mbushni kazanin plotësisht. Si rezultat, do ta përdorni më pak dhe do të kurseni energji.



