Një 54 vjeçar në Kamëz është arrestuar, pasi kërcënoi gruan dhe fëmijët e tij se do i digjte me benzinë.
Në pranga ka rënë shtetasi B.D., 54 vjeç, i cili pasi kërcënoi familjen e tij, i vuri zjarrin banesës. Raportohet se 54 vjeçari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
E gjithë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në rrugën “Tuk Jakova” në Kamëz, e nga zjarri fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, por shënohen dëme materiale.
Materialet i kalua Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Kanosi bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tuk Jakova”, një shtetas kishte kanosur për jetën familjarët e tij, menjëherë kanë organizuar punën për vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. D., 54 vjeç.
Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.