Një armë zjarri me një karikator dhe 50 fishekë, janë konfiskuar nga një person në Çagllavicë, i cili dyshohet të ketë kanosur një kosovar tjetër.
Anise i kishte me leje, sipas Policisë së Kosovës, i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, ai është dëruar në mbajtje.
”Çagllavicë 20.01.2025-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur me armë viktimën mashkull kosovar.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 50 fishekë të cilat i kishte me leje. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.