Kallëzim penal është dorëzuar kundër ish drejtoreshës organizative të Klinikës së toksikologjisë Besija Iljazi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” me të cilin e ka dëmtuar buxhetin e Klinikës për 659.781 denarë.
Sipas MPB-së, pagesat e specifikuara janë kryer në mënyrë të kundërligjshme për një periudhë kur Klinika nuk kishte lidhur kontrata pune me të njëjtët persona dhe për një periudhë zgjedhjesh, gjegjësisht pagesat janë bërë në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara ligjore, ndërsa për pagesat e specifikuara është llogaritur dhe paguar tatimi personal në vlerë prej 23.334 denarë për muajin prill dhe 42.647 denarë për muajin maj të vitit 2024. Me këtë e akuzuara B.I. e ka dëmtuar ISHP-në Klinikën universitare të toksikologjisë për shumën totale të pagesave me tatim të paguar prej 659.781 denarë, duke u lejuar personave të sipërpërmendur përfitim të kundërligjshëm në shuma individuale siç janë pagesat mujore të përmendura më parë.
Gjithashtu, shtojnë nga Ministria personi B.I. e ka pasur të njohur se nga ana e ish u.d drejtore mjekësore e Klinikës së ISHP-së për toksikologji me 28.03.2024 janë njoftuar të gjithë punëtorët e Klinikës të cilëve u ka skaduar marrëveshja se u kanë mbaruar detyrimet me klinikën, deri në ri angazhimin e tyre në përputhje me ndalesat e parashikuara në nenin e Kodit penal por dhe pavarësisht se 11 punonjës shëndetësor me dijeninë e aplikantit dhe pa lidhur marrëveshje pune apo kontratë në vepër, kanë vazhduar punën në Klinikën universitare të toksikologjisë.
Në bazë të dhënave, sipas MPB-së e akuzuara ka kryer aktivitete zyrtare që nuk i është lejuar t’i kryejë, gjegjësisht B.I. ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 paragrafi 3 në lidhje me 1 të KP, duke e dëmtuar Institucionin shëndetësor publik Klinikën universitare për toksikologji në vlerë prej 659.781 denarë.