Fejzi Hajdari
Jo, jo VMRO’ja nuk eshte kunder SHBA’se e Korridorit 8, kur denoncon korrupsionin dhe skandale tjera korruptive e kriminale. Bile bash po me pelqen kur po i denoncon skandalet korruptive. Dhashtë Zoti qe sa me shume te kemi VMRO te ketilla, qe do t’i denoncojne aferat korruptive nder shqiptaret ne qeveri…
Sipas BDI’se, VMRO’ja qenka e mire vetem kur eshte ne qeveri me BDI’ne dhe i ndajne bizneset edhe tallin bashke.
Tre mandate pikerisht BDI’ja ishte me VMRO’ne ne pushtet kur ndodhen montimet e rasteve MONSTRA, ALFA, Rrahja e nxenesve shqiptare, Radishani, Djegia e dyqaneve dhe shtepive te shqiptareve ne Gjorce Petrov, Enciklopediea dhe librat shkollor fyes per shqiptaret… A ishte e mire atehere VMRO’ja? E ndajshit “tallin” me kete parti? Mijallkovit i thoshit babë…
E tash VMRO’ja qenka kunder SHBA’se, BE’se dhe Korridorit 8????
Jo bre? Kujt po i shisni pordha?
VMRO’ja ishalla i denoncon deri ne fund te gjitha aferat korruptive dhe krimin ne radhet e funksionareve ne qeveri, qofte ai edhe vetem nder shqiptaret, une do ta mbeshtese deri ne fund.
Sipas logjikes absurde te BDI’se, VMRO’ja eshte e mire kur vjedhin bashke, dhe nuk qenka e mire, kur ajo denoncon skandalet korruptive te BDI’se?!!
Ketu me duket se dicka nuk shkon logjikisht!
Autori është botues i Gazetës Lajm