Ministrja e arsimit, Vesna Janevska, ka deklaruar sot se komitët janë pjesë e historisë së Maqedonisë dhe janë pjesë e programeve arsimore.
“Komitët kanë qenë maqedonas, shqiptar, turq dhe etnikume tjera. Kanë luftuar në Luftën e Dytë Botërore kundër armikut të përbashkët, dhe ne këta njerëz duhet t’i nderojmë”, tha Janevska, përcjell SHENJA.
Kjo deklaratë e Janevskës vjen pas reagimit të BDI-së, se nuk duhet të bëhet problem festimi i fëmijëve me uniforma të UÇK-së në shkollën e Çellopekut, sic nuk u bë problem me fëmijët në Aerodrom të cilët kanë festuar me uniforma të komitëve.
Ministrja tha se ushtria e UÇK-së dhe emblema e UÇK-së për këtë shtet nuk janë asgjë.
“Në këtë shtet, lufta, konflikti, quajeni si të doni, shkaktoi viktima në të gjitha palët e përfshira. Të gjitha nënat qajnë njësoj, të gjitha nënat ndjejnë dhembje njësoj. Në vend që të përpiqemi ta harrojmë atë konflikt dhe të edukojmë fëmijët me atë që unë them, ne po i mësojmë fëmijët e vegjël për luftën, për mbajtjen e armëve, për pozicione për të shtënë, për diçka që nuk ka lidhje me historinë tonë.
Kjo është toka jonë e përbashkët, e të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë territor që quhet Maqedoni. Në këtë tokë të përbashkët, ne duhet ta ndërtojmë së bashku. Të gjithë duhet të kemi së bashku përgjegjësi ndaj saj, dashuri, dhe të kemi ide për përparimin e saj për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Të rinjtë janë e ardhmja e çdo shteti. Kur i edukojmë fëmijët, duhet t’i edukojmë mbi bazat e vlerave njerëzore, të mosdiskriminimit, të bashkëjetesës, të mirëkuptimit dhe të empatisë. Gjëja më e papërshtatshme që duhet të ketë në shkolla është politika. Fëmijët duhet të rriten në frymën e patriotizmit, të traditës dhe të respektimit të vlerave,” tha ministrja.
Data 11.09.2026
Aktuale
- “Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi
- Mexhiti dhe Gjorgjievski takojnë përfaqësues të bizneseve në Vizbeg, diskutohet rruga “Hasan Prishtina”
- Kandidat i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të jetë Stojanço Radiçevski
- Gold Ag publikon foto me Rexhep Selimin, ka një mesazh për të
- “Nuk jam këtu për t’u bërë mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit
- Mickoski kërkon të respektohet himni i shtetit, bën thirrje të intonohet edhe në komunat tjera
- Ryshfeti / BDI: Të hetohet i gjithë zinxhiri
- Falimentimet e kompanive në Gjermani rriten me 6,7 për qind në gjysmën e parë të vitit




