Presidenti Gjorge Ivanov u bëri thirrje qytetarëve qëmë 11 dhjetor të dalin ta realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe obligimin e tyre civil. Ai tha se qytetarët duhet të votojnë sipas bindjes së tyre dhe opsionit për të cilën ata besojnë se është zgjedhja më e mirë për Maqedoninë. Të gjithë atyreqë janë të përfshirë në procesin zgjedhor, presidenti Ivanov u bën thirrje të tregojnë nivel të denjë të kulturës politike dhe ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë.
“Në atmosferë demokratike, siç i ngjan një vendi demokratik, pres më 11 dhjetor njëzëri të përshëndetet dhe njihet vullneti i qytetarëve, i cili do ta shënojë fillimin e fundit të krizës politike dhe do të paraqesë fillim të pajtimit kombëtar në Republikën e Maqedonisë”, tha Presidenti Gjorgje Ivanov.