Lavdrim Elmazi, ish kryetari i degës së PDSH-së në qytetin e Strugës që së bashku me Ziadin Selën në prill të 2014 u përjashtuan nga PDSH.
Elmazi për një kohë të gjatë ishte krahu i djatht i Selës dhe në komunën e Strugës udhëhiqte sektorin për arsim. Por pas një peridhë Lavdrim Elmazi u largua nga ky post dhe nga të gjitha aktivitetet partiake.
Por sot së bashku me ish kandidatin për deputet të Lëvizjes Besa, Arben Labënishtin mirëpritën në Strugë deputetët Zeqirija Ibrahimin dhe Afrim Gashin, raporton portali “tetova1”.
“Një kafe Struge me miqtë nga Shkupi, Afrim Gashi, Zeqirija Ibrahimi, si dhe me struganët tanë: Lavdrim Elmazi dhe Hysein Dika…”, shkruan Labënishti në foton që shpërndau në profilin e tij në facebook.
Kjo afërsi me Labënishtin dhe dy deputetët e Lëvizjes Besa a do të thotë se Lavdrim Elmazi do ti bashkangjitet këtij subjekti politik? Kjo pritet të shihet në periudhën e ardhëshme kur edhe do të fillojn kombinatorikat për zgjedhjet lokale dhe ndoshta Elmazi mund të jetë edhe kandidat i Lëvizjes Besa për Komunën e Strugës. /tetova1/
Data 14.06.2026
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski: Pas ditëlindjes së VMRO-së, bisedojmë për riformatimin e Qeverisë
- (VIDEO) VLEN dhe BDI përplasen për autostradën “Shkup-Bllacë”
- Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM-në!
- VLEN: Autostrada Shkup-Bllacë duhej të ishte bërë në kohën kur familja Ahmeti bleu Soravinë!
- Arkitektura e padukshme e shëndetësisë moderne
- Protestat për dorëheqjen e kryeministrit, Partia Demokratike Evropiane thirrje Ramës: Zgjidh qytetarët mbi betonin dhe pushtetin tënd!
- Në zemër të BE-së, Mevlan Ademi kërkon trajtim të barabartë për shqiptarët
- Protestat për dorëheqjen e Ramës në ditën e 15-të, eurodeputeti bullgar: Qeveria duhet të dëgjoj zërin e qytetarëve! Po monitorojmë çdo zhvillim



