Gjatë dy ditëve të kaluara janë kryer kontrolle nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) për të parë se a po zbatohet vendimi për lirim nga TVSH-ja për produktet ushqimore bazë. Në territorin e Maqedonisë janë kryer 611 kontrolle dhe u konstatua se në 114 objekte nuk është respektuar vendimi për 0% TVSH. Prej tyre më shumë raste të mosrespektimit të kësaj mase janë zbuluar në Tetovë.
Në territorin rajonal të Shkupit nga 136 kontrolle 13 janë konstatuar me parregullsi, në Manastir nga 120 objekte në 31 ka pasur parregullsi, në Prilep nga 93 kontrrolle 22 janë me parregullsi, në Strumicë nga 85 -10 janë me parregullsi, në Tetovë nga 78 – 26 janë me parregullsi, në Shtip nga 99 vetëm 2 janë me parregullsi.
Data 25.10.2026
Aktuale
- Tensionet në Tiranë: Protestues dhe policë të lënduar kërkojnë ndihmë mjekësore
- Dy palestinezë të vrarë dhe katër të plagosur nga sulmet izraelite në Gaza
- A ndikon vërtet në shëndet kthimi i orës prapa? Ja çfarë thonë ekspertët
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi



