Igor Stojkovski nga sot është emëruar drejtor i Klinikës universitare për radioterapi dhe onkologji në Shkup.
Stojkovski është shef i repartit për tumorët malinj të eshtrave dhe të lëkurës në Klinikën e Onkologjisë.
Në këtë funksion është që nga viti 2013, kurse paraprakisht ka punuar edhe si shef i repartit për tumorët malinj në kokë dhe qafë.