Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, dje në Ankara ka pritur në takim përfaqësuesit e sektorit civil të RMV-së. Delegacioni nga RMV, i përfaqësuar nga zv. kryetari i Fondacionit për Civilizim Islam (FOCIC), Prof. Dr. Adnan Ismaili, kryetari i shoqatës “Ensar”, Prof. Dr. Sylejman Baki, kryetari i shoqatës “Kopru”, Husrev Emin dhe përfaqësuesi i SHK “Vizioni – M”, Taxhudin Shabani, në takimin miqësor me kryediplomatin turk, Hakan Fidan, biseduan rreth projekteve kulturore , sociale dhe humanitare të sektorit civil në vend dhe rajon.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u diskutua edhe mbi projektet kulturoro-humanitare të shoqatave përkatëse për vitin 2025.
Në lidhje me këtë takim, ka shkruar edhe kryetari i shoqatës “Kopru”, Husrev Emin, i cili ka shprehur falënderimet e tij të përzemërta për mikëpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen miqësore të ministrit të jashtëm turk, Hakan Fidan.