Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (23-mars) deri në Prokurorinë Themelore Publike-Gostivar, ka ngritur padi penale kundër personave B.D. (20) dhe 22-vjeçarit K.D nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepër penale “vjedhje të rëndë” e dënueshme sipas nenit 236 të Kodit Penal informon Tetovasot
Dy shtetasit shqiptarë dyshohet se kanë kryer dy vjedhje të rënda në shtëpi në rajonin e gjerë të Vrapçishtit në shkurt dhe mars të këtij viti, kështu që kanë marrë një numër të madhë të gjësendeve të ndryshme. Të njëjtit dje (23-mars) pasdite janë dërguar para gjykatësit në procedurë paraprake në gjykatën themelore Gostivar, i cili ka urdhëruar masën paraburgim dhe rreth orës 22:30 të njëjtit janë dërguar në Institucionin Ndëshkues Korektues penal ,,Shkupi“ në Shkup, ndërsa gjësendet e vjedhura janë konfiskuar dhe iu kthyen pronarëve të tyre.
Data 12.09.2026
Aktuale
- “Memaliaj nuk preket!”/ Kundër bashkimit me Tepelenën, banorët dalin në protestë dhe bllokojnë aksin kryesor
- Velkovski akuzon Klekovskin: “Ku janë ilaçet dhe ku është kujdesi?”
- Modi kërkon pjesëmarrje të barabartë në përcaktimin e rregullave globale dhe reformimin e KS-OKB-së
- “Shqipëria e shqiptarëve!”/ Sot protesta kombëtare në Tiranë, qindra shqiptarë nga diaspora mbërrijnë në Morinë
- Ilda Zhulali: Rikthimi; Një shpresë e re për Shqipërinë
- Andonovski: Patent-shoferi dhe letërnjoftimi në telefon, aplikacioni “m-shërbime” gati për testim
- Xi: BRICS është platforma më me ndikim në botë për bashkëpunimin e tregjeve në zhvillim
- “Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët



