Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot e filloi seancën e 12-të, por
që në fillim është dhënë pushim prej gjysmë ore në kërkesë të deputetit Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja.
Pushimi është kërkuar që të mundet, siç tha Milloshovski, të dakordohen deputetët nga shumica parlamentare për cilin prej dy ligjeve të parashtruara nga VMRO-DPMNE do të japin mbështetje.
Në vërejtje procedurale Milloshovski tha se si deputet të VMRO-DPMNE-së do t’i mbështesin ligjet për punëtorët e falimentuar për rritjen e pagës minimale dhe për heqjen e taksës radiodifuzive, por se kërkon të mbështetet të paktën njëri prej dy ligjeve që i parashtrojnë ata.
Në rend dite të seancës së sotme janë ligjet për rritjen e pagës minimale, për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të falimentuar dhe për heqjen e takës radiodifuzive, të parashtruara nga shumica parlamentare. Si zgjidhje ligjore të parashtruara nga VMRO-DPMNE janë ligjet për rritjen e pagave
për të punësuarit në administratën publike për pesë për qind dhe për lëshimin e bonove me vlerë -vauçerë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- VMRO: Bulevardi “Boris Trajkovski” dhe nyja rrugore “Momin Potok” drejt përfundimit
- “Shqiptarë e maqedonas edhe pas të hënës do të jetoni pranë njëri-tjetrit”, Mickoski: Bërvenicë, votoni me arsye e me zemër
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Një histori e neglizhencës institucionale dhe dhunës në familje
- Jo dhunës, po organizimit!
- Mbi gjysmë milioni euro nga Gjermania, pa i deklaruar asnjë cent! Nënë e bir përfundojnë nën hetim
- Shpërthim në konviktin e studentëve në Shkup, korridoret mbulohen nga tymi!
- Arlinda Zekaj: Kërkesa për llogaridhënie nga KPK-ja
- Kapen 8 migrantë në një veturë, arrestohet 40-vjeçari nga Shqipëria!


