Belcastro është një fshat i vogël italian që ndodhet në rajonin jugor të Kalabrisë, me një popullsi prej 1.200 banorë ka “ndaluar” banorët që të sëmurën, shkruan BBC.
Njerëzit që jetojnë në Belcastro “janë urdhëruar të shmangin sëmundjet që mund të kërkojnë ndihmë mjekësore urgjente” thuhet në dekretin e kryebashkiakut lokal Antonio Torchia.
Në dekretin e kryebashkiakut Antonio Torchia thuhet se sëmundjet që kërkojnë kujdes urgjent mjekësor duhet të shmangen dhe banorëve të fshatit u kërkohet “të mos përfshihen në sjellje potencialisht të dëmshme dhe të shmangin aksidentet shtëpiake, të mos dalin shpesh nga shtëpia, të mos udhëtojnë apo bëjnë sport, por në vend të kësaj kohën më të madhe të pushojnë”
Kryebashkiaku Antonio Torchia në deklaratën për kanalin lokal tha se ky dekret është nxjerrë për të treguar mangësitë në sistemin shëndetësor. Ai tha se dekreti, të cilin ai e përshkroi si një “provokim humoristik”, tërhoqi më shumë vëmendje sesa njoftimet urgjente që ai u dërgoi autoriteteve lokale.
Sipas tij, më shumë se gjysma e popullsisë së fshatit është mbi 65-vjeç, ndërsa spitali më i afërt është 45 kilometra larg si dhe mjeku kujdestar nuk është i rregullt.
Torchia tha se rrugët për në spital “paraqesin më shumë rreziqe se çdo sëmundje”.