Bisedimet, marrëveshjet ndërpartiake, ndihma e ndërkombëtarëve, ligjet e paqarta dhe të zbatueshme ashtu siç i konvenon qeveriaë, u pa që nuk e stabilizojnë shtetin. Madje, as ristartimet e shpeshta të “marrëveshjeve”, nuk po përfundojnë me zgjidhje të krizës politike në Maqedoni. Kam bindjen, që miqtë tanë ndërkombëtar, duhet të ndërrojnë konceptin e ndihmës ndaj Maqedonisë. Madje, duhet ndryshuar edhe lloji i bisedimeve nga ato “përkëdhelëse” në “pa doreza”. Kjo, nënkupton atë, që të gjitha të dhënat e spekuluara për kriminalitete financiare nga qytetarë të Maqedonisë, të afërt me kreun e qeverisë, t’u nxjerret në tavoline dhe këto mjete të bllokohen, përderisa nuk ka epilog gjyqësor në nivel komëbtar ose ndërkombëtar. Pritjet e mëtutjeshëm në “ndërgjegjësimin” e liderit të pandërgjegjshëm dhe zëdhënësve të tij në bisedime, do ta dërgoj shtetin në qorsoskak, me plot vrasje dhe burgosje të kundërshtarëve ideologjik dhe shoqërisë civile. Paraburgimet, fletëkallëzimet penale dhe kontaktet e shpeshtuara të dhunshme policore me protestuesit, dëshmonë atë, që pushteti aktual, po kërkon momente të reja në skenare të dhunshme, që do ta shpëtonte atë nga zbulimi i kriminalitetit financiar të përfolur që nga fillimi i krizës. Prandaj, porositë e miqve tanë evroamerikan, duhet të jenë të qarta, formatim i tërësishëm i skenës politike në Maqedoni. Me këtë nënkuptoj, njësoj siç formatohen kompjutorët, diçka ruhet nga ajo që ekziston, diçka shtohet. Për të krijuar kushte të barabarta për të gjithë garuesit në zgjedhje, Maqedonia ka nevojë për një qeveri ndryshe, nga ajo që tashmë është rregulluar me ligj, që 100 ditë para zgjedhjeve të ndahen resorët në përbërjen, që u provua dhe dështoi. Diçka që ka dështuar, nuk mund të ruhet në të dhënat e këtij formatimi. Prandaj, për dalje nga kriza, nevojitet qeveri pa kurrfarë ndikimi partiak. Kjo, nënkupton, që edhe antarët e qeverisë të emërohen nga miqtë e tanë evroamerikan, që po ndërmjetësojnë. Kohëzgjatja e kësaj qeverie të mos përcaktohet fare, të funskionoj deri në krijimin e kushteve për zgjedhje të lira. Kjo qeveri të kthej të gjitha paratë e atyre qytetarëve që në mënyrë të paligjshme i kanë fituar dhe i kanë nxjerrë jashtë shtetit. Të cilën gjë do ta verifikonin në bazë të hetimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, përmes procedurave hetimore të Prokurorisë speciale dhe atyre gjyqësore.
Azam Dauti,
botues