Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka filluar nga ora 17:30.
Në këtë seancë pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.
Këtë herë, sipas kryetarit të deritashëm Dimal Basha, ka dakordim nga partitë që votimi i nënkryetarëve të bëhet në pako.
Seancën konstituive po e drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga më i riu në moshë.
Në seancën konstituive nuk ka debat.


