Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot theksoi se gjatë vizitës së tij në Bruksel ka biseduar për integrimin në BE me partitë simotra socialdemokrate nga rajoni si proces kyç për stabilizimin dhe përparimin jo vetëm të vendeve tona, por edhe të rajonit.
“Qytetarët e vendeve tona meritojnë integrimin në BE, jo izolimin, standarde më të mira jetese, arsim, kujdes shëndetësor, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit.
Ne, partitë simotra socialdemokrate të rajonit, duhet të bashkëpunojmë me njëra-tjetrën për të arritur synimin për një të ardhme më të mirë. Prandaj është i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit rajonal, për përparimin ekonomik dhe stabilitetin e vendeve.
Ne si socialdemokratë evropianë duhet të bashkohemi për zgjerimin e BE-së dhe në këtë proces duhet të ndihmojnë edhe socialdemokratët evropianë”, thotë Filipçe.
Filipçe në Bruksel gjatë takimeve me socialdemokratët u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.