Alsat 2020-01-26T15:03:01+01:00
Vendi nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë nga Koronavirusi, megjithatë do të ndërmerren masa preventive tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas takimit me Komisionin për sëmundje infektive. Prej nesër me kamerë termale në aeroportin e Shkupit do të skanohen të gjithë udhëtarët që do të arrijnë nga Stambolli dhe Dubai e të cilat kanë lidhje me rajonin kinez ku ndodhet vatra e virusit.
Aeroporti jonë sipas evoluimeve të fundit vlerësohet me nivelin më të lartë dhe se i plotëson standardet më të larta të detektimit, njohjes së hershme dhe izolim të hershëm nëse tek pacientët të cilët janë si të infektuar potencial gjenden simptoma të këtilla. Në aeroport do të aktivizohen edhe ekipe mjekësore të cilat do të bëjnë kontrolle dhe të cilët duke pasur parasysh se është sezoni i gripave dhe priten rezultate të rrejshme që dalin si pozitive, do të lëshohen në mjekim shtëpiak – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ministri Filipçe tha se për personat që do të arrijnë nga Stambolli dhe Dubai do të vendoset edhe numër i posaçëm për të kontaktuar nëse ata persona dyshojnë se mund të jenë të infektuar. Ndërsa mjeku Zharko Karaxhoski, thotë se kontrollet në aeroport do të bëhen sipas rekomandimeve të Organizatës botërore të shëndetit.
Ekip nga aeroporti do të diskutojë dhe do ti intervistojë me veshje mbrojtëse. Do ti pyes a vijnë direkt nga Vuhani ose rrethina e Vuhanit dhe nëse dëshmohet se ka çfarëdo lloj simptomash do të tërhiqen në izolim, ata që nuk kanë asnjë lloj simptomash do të lëshohen në shtëpi por do u jepet numër telefoni. Por nëse kanë çfarëdolloj simptomash lidhur me sëmundjet respiratore, do të paraqiten në atë numër telefoni dhe do të udhëzohen në trajtim të më tejshëm në institucione – u shpreh Zharko Karaxhoski, mjek.
Mjeku Karaxhovski shton se qytetarët duhet ta dinë se për këtë lloj virusi ende nuk ekziston vaksinë, por se me rëndësi është të merren masa preventive për mbrojtje. Ai nënvizoi se shërbimet për sëmundje infektive në vend janë vendosur të gjitha në funksion dhe me të gjitha kapacitetet mund të ballafaqohen me sfidën e koronavirusit.
Mefail Ismaili
Loading…




