Kosova është tronditur mbrëmë nga vrasja që ndodhi në Majac të Podujevës.
31-vjeçarja, Ardita Gashi, vrau Ilaz Brahimin, ku sipas raportimeve të para, dyshja ishin në një lidhje dashurie.
Gjithçka nisi si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin për të esklauar me veprime makabre.
Siç mëson Insajderi, Brahimi kishte dy plagë në regjionin e kokës, të cilat nga mbrapa i kanë depërtuar në pjesën e përparme.
Ndërkohë, sot kanë vdekur edhe gruaja e axhës së 31-vjeçares dhe vetë e dyshuara të dyja ishin duke u trajtuar në QKUK.
Gruaja e axhës vdiq në ora 03:00 të mëngjesit, ndërkohë që e dyshuara për vrasjen e dyfishtë vdiq para pak çastesh.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.



