13 Shtator 2018 / 16:09
Pavarësisht sfidave me të cilat përballet Bashkimi Evropian, Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në familjen e madhe evropiane. Njohësit e çështjeve evropiane në tryezën e sotme mbi referendumin dhe perspektivave euroatlantike të vendit konstatuan se Maqedonia është përpara një mundësie historike e cila nëse humbet nuk përsëritet më. Sipas profesorit Blerim Reka me Marrëveshjen e Prespës Greqia fitoi historinë ndërsa Maqedonia të ardhmen e saj në strukturat euro-atlantike.
Sipas tezës time është se në rajon përsëri po shfaqën planet për korrigjim të kufijve në një moment kur Ballkani edhe ashtu është i ndarë të dy hemisfera gjeopolitike. Maqedonia është para zgjedhjes, të zgjedhë të ardhmen për BE dhe NATO ose të kthehet në të kaluarën. Kjo është mundësi historike dhe e cila nuk do të përsëritet më. Marrëveshja me Prespën është një kompromis ku Greqia e fiton historinë helene antike ndërsa Maqedonia të ardhmen e saj – deklaroi Blerim Reka, profesor në Universitetin e Europës Juglindore.
Po vërtetohen tezat se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos integrimit ne organizatat dhe institucionet ekzistuese që funksionojnë në Evropë edhe pse rrezikohen me probleme të ndryshme, por prapë Maqedonia jashtë këtyre strukturave mund të ballafaqohet me izolim. 36.19 Ajo që i duhet Maqedonisë është integrimi dhe pranimi i pjesës më të madhe të vlerave evropiane të cilat nuk janë të përsosura por janë parametra që sjellin plotësimin e zbrazëtirave të cilat ekzistojnë në shoqërinë maqedonase- deklaroi Tërpe Stojanovski, profesor në Fakulteti për Siguri në Universiteti Shën Kliment i Ohrit”.
Alsat-M


