Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, siç mëson jozyrtarisht Almakos, i ka ftuar në një takim – të martën të gjithë liderët e partive politike të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut.
Pra, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i ASH-së, Arben Taravari, i BESËS, Bilall Kasami po ashtu edhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi, do të jenë pjesë e një tryeze të organizuar nga Rama në Tiranë për të diskutuar për aktualitetin politik në RMV, por edhe çështje të tjera në Ballkan.
E se çka do të del si konkluzon nga ky takim i Ramës me kryetarët e partive shqiptare të RMV-së, do të presim deri të martën për të kuptuar më mirë./Almakos