Qenan Aliu
Miq të dashur.
Ambasadori i SHBA-ve tha një të vërtetë lidhur me BONUSET famoze, mbase që moti edhe shumë kush nga ne për këtë kemi shkruar, por sikur nuk deshi të dëgjojë askush. Pasi që foli Bejli, dëgjuan dhe reaguan edhe KSHZ-ja. Të drejtën dhe të vërtetën e dimë shumë kush nga ne, por , për atë deri më tani nuk deshën të dinë qeveria dhe vetë KSHZ -ja. Megjithatë tani e tutje do të duhet ta dine se në një turmë buxheti ad-hok prej miliona eurosh para publike për një proces zgjedhorë nuk do të mund që një organ si Kshz-ja të sjellë vendim sipas kuteve të tyre se nga sa mijëra euro do ti ndajnë bonus për veten e tyre. Gjithçka duhet bërë sipas ligjeve në fuqi .
Arsyetimi i Kshz-së me anë të kumtesës pas prononcimit të z. Bejli , se ata shtesa që janë ndarë na qenkan në pajtim me normat ligjore, është më shumë se nënçmim i inteligjencës tonë.
Kryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor i zgjedhë Kuvendi , në bazë të procedurës paraprake komfort Kodit zgjedhorë. Këta janë persona të zgjedhur me mandat dhe PAGA e tyre ka të bëjë si e të gjithë personave të tjerë që janë të zgjedhur apo emëruar .
Në fakt , pagë (kompensime) shtesë gjithsesi ju takon të gjithë administratës profesionale dhe të punësuarve tjerë në KSHZ gjatë intervaleve kohore prej kur shpallen zgjedhjet nga ana e kryetarit të parlamentit sepse prej atëherë fillojnë veprimet juridike zgjedhore. Kompensimet shtesë po ashtu janë të përcaktuara me ligj, bile administratës së KSHZ-së gjatë proceseve zgjedhore ju takon kompensim i dyfishtë sepse ata janë të angazhuar thuaja se 24 orë thënë kushtimit.
Megjithatë anëtarëve të KSHZ-së në asnjë mënyrë nuk ju takon -BONUS- edhe atë shuma të majme, fjala është dhjetëra mija euro shtesë. Kësisoj kompensimesh nga pavarësimi i vendit kanë inkasuar anëtarët e këtij komisioni shtetërorë. Zaten kësisoj inkasimesh bëhen edhe në disa komisione tjera shtetërorë.
Anëtarët e komisionit shtetërorë marrin paga mujore dhe privilegje tjera gjatë gjithë mandatit edhe kur nuk ka zgjedhje. Ata realizojnë vetëm mbledhjet e tyre me pjesëmarrjen duke miratuar aktet e nevojshme sipas kodit për veprimet zgjedhore dhe shqyrtojnë animimet. Kurse të gjithë peshën e operacionalizimit dhe krijimit të kushteve në teren për zhvillimin e procesit zgjedhorë e mbanë ADMINSTRATA e Kshz-së, konsulentët dhe dhënësit e shërbimeve të cilat KSHZ-ja i kontrakton me procedurë të furnizimit.
Anëtarët e KSHZ-së duke përcaktuar të ashtuquajtura BONUSE paga shtese për vehten e tyre, janë shndërruar në byrokrat autoritarë duke keqpërdorur parat publike dhe besimin e dhënë nga qytetarët përmes përfaqësueseve të tyre komfort demokracisë përfaqësuese parlamentare .
Madje, sa të paanshëm dhe të pa ndikueshëm nga politika ishin anëtarët e Kshz-së (së paku disa) e dëgjuam me veshët tonë, dhe se Kshz-ja edhe në zgjedhjet e fundit (parlamentare,lokale pati lëshime po ashtu është fakt !
( q/a )